Shqipëria e re

- Country
- Albania
How it feels
This film offers a survey of Albania in 1948. It shows cities, landmarks, and historical sites while covering the country's partisan resistance and eventual liberation.
documentarypatriotichistoricaleducationalsolemnepicnationalisticblack-and-white
What happens
Dokumentari Shqipëria e re Redaktor: B. Acapova. Operator: I. Monglloski. Bashkëpunëtorë: V. Kotov. Muzika: Kristo Kone. Kohëzgjatja: 72 min. Viti i prodhimit 1948. Përshkrimi: Fillon me shqiponjen që fluturon mbi malet tona me deborë. Panorama të shumta. Qyteti i Korçës, monumenti i ushtarit të panjohur, aspekte nga jeta e qytetit, burgu, vendi i vrasjes së dëshmoreve. Gjirokastra, pamje e qytetit. Berati, shtëpia ku u mblodh qeveria e parë. Pamje e veriut, malet, pishat etj. Kalaja e Shkodrës dhe jeta në qytet. Qyteti i Durrësit. Vlora dhe bregdeti me agrume. Tregon Sarandën, Butrintin, hartën e Shqipërisë me kështjellat. Kruja qyteti i Skënderbeut. Tregon sunduesit e parë që nga Ali Pashë Tepelena dhe deri në pushtimin fashist. Burgu i Tiranës, Porto Romano etj. Konti Ciano në Kuçovë dhe zbarkimi i fashistëve. Partizanët në luftën e tyre, ushtria e kuqe, tankset e saj nëpër Ballkan. Çlirimi i Bukureshtit, Sofjes, Beogradit. Çlirimi i Shqipërisë, hyrja e qeverisë së parë demokratike, Enver Hoxha mban fjalim. Pamje e Tiranës së shkatërruar. Peza e djegur, Përmeti, Leskoviku, Borova, Vithkuqi etj. Në Korçë përcjellin eshtrat e dëshmorëve. Ndryshimi i jetës së bujkut. Vijnë traktorët nga jashtë. Shkarkohen nga vaporri materiale bujqësore. Në fushat tona janë traktorët e rinj. Shkolla bujqësore e Kavajës. Puna për tharjen e kënetave. Qëndra zoo teknike, çobanët, spitalet rurale. Spitali i Tiranës, dr. Shiroka, materniteti, krahinat greke dhe fëmijet e demokratëve grekë. Në kufirin Shqipëri Greqi hyjnë pleq dhe fëmijë grekë. Rojet e kufirit. Në Kuvendin Popullor flet Enver Hoxha. Vullnetarët e hekurudhës me kazma e lopata në duar parakalojnë. Enver Hoxha, Spiro Koleka, Gogo Nushi ndodhen në tribunë me rastin e inaugurimit të fillimit të punimeve. Fabrika e sheqerit në Maliq duke u ndërtuar. Kombinati i Tekstilit "Stalin" në Tiranë duke u ndërtuar. Një klasë në Institutin Teknik, vajzat në oficinë. Pamje të Kuçovës dhe punëtorët e saj të dalluar. Miniera e serës në Selenicë. Në ish pallatin e Zogut në Tiranë, janë mbledhur punëtorët më të mirë. Enveri bisedon me Stakanovistët. Pamje e Tiranës së re, vendi ku janë vrarë heronjtë. Në mbledhjen e Kuvendit Popullor, flet Nexhmije Hoxha. Organizata e gruas, gratë e veshura me kostume kombëtare. Shoqëria e lidhjes kulturore me B.S., Lidhja e shkrimtarëve, Teatri Popullor, Liceu Artistik, piktorë të rinj etj. Vazhdon me Liceun Artistik dhe klasat e tij. Më pas vijon filmi me Institutin Pedagogjik dhe Shkollën e Bashkuar. Në Tiranë zhvillohet një paradë. Ardhja e delegacionit sovjetik. Shqiptarët të veshur me kostume kombëtare të krahinave të ndryshme të vendit, hedhin valle. Fillon parada. Komandanti i paradës, Beqir Balluku, i paraqet forcën Enver Hoxhës. Në tribunë ndodhen Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Myslym Peza, ministri sovjetik Cuvakin, Beqir Balluku. Paradën e hapin partizanët, pastaj oficerët e shtabit të përgjithshëm, garnizoni, kadetët, marina, mjetet e motorizuara, dhe më në fund populli. Filmi mbyllet me korin e shtetit i cili këndon një këngë patriotike. Fluturon shqipja dhe tre ushtarë vrojtojnë me dylbi mbi kuaj. (from Wikipedia, CC BY-SA)
More like this
- Martirët
- Flamuri
- Kryekënga e Kombit : 100 vjet me himnin e flamurit
- The Second November (1982)
- Pushtimet Biometrike
- Ura dhe kështjella
- Rekviem për të Nesërmen
- Zani partizani
Browse movies and series
press Enter to search by title, your filters still apply · for something by mood, tap Discover
Lists: Korean thrillers worth the evening · Anime films beyond Studio Ghibli · Slow films for a rainy night · Horror that unsettles instead of startling · Series you can finish in a weekend · Nordic crime worth the subtitles · Good films that end in under 90 minutes · Documentaries that play like thrillers
Loading movies…